Dukagjini i Klinës është tre pikë larg kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra nga Klina ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Drenicës së Skenderajt, në takimin e javës së 14-të.
Futbollisti Iljasa Zulfiji si në ditët më të mira, shënoi në minutën e 25-të e 39-të.
Dardan Morina nw minutwn e 70-tw realizoi pwr 3:0.
Dukagjini renditet në vend të tretë me 23 pikë, sa ka edhe Ballkani në vend të dytë dhe Drita në të katërtin dhe tre pikë është larg liderit Prishtina.
Drenica bie në vend të 7-të me 18 pikë të mbledhura.