Skuadra e Bashkimit të Kumanovës nuk e ka pasur ditën e vet, duke pësuar humbje të thellë në Kavadar, me rezultat 3:0 nga Tikveshi, në takimin e javës së 14-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll.
Seria e golave filloi në minutën e 17-të me golin e Ivanovskit.
Vazhdoi në minutën e 32-të kur Stojanovski shënoi për 2:0.
Në minutën e 36-të, Jonus shënoi golin e parë për ekipin e Tikveshit për rezultatin 3:0.
Bashkimi renditet në vend të pestë me 22 pikë e Tikveshi në të tetin me 15 sosh.