Xhudistja e Kosovës, Sidorela Dodaj, del ballëlart nga kryeqyteti i Malit të Zi.
Kjo vajzë dëshmoi potencialin që ka duke arritur medaljen e bronztë.
“Sidorela Dodaj fiton medaljen e bronztë në Podgorica Junior European Cup 2025!
Sidorela ishte e lirë në xhiron e parë, në çerekfinale ajo humbi me Ippon nga Marina Azinou nga Qipro🇨🇾, vazhdoi tutje në repasazh ku u ndesh me Maria Skomersic nga Kroacia🇭🇷 dhe e mposhti me Wazaari.
Sidorela u ndesh prapi në xhiron tjetër në repasazh dhe mposhti me Ippon, Shira Gev nga Izraeli.
Në luftën për të bronztën Sidorela mposhti me Ippon, India Serafini nga Italia”, thuhet në njoftimin e FXHK-së.