Kanë përfunduar 5 sfidat e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.
Skënderbeu nuk ka zhgënjyer në transfertën e Burrelit duke fituar 2:1.
Po ashtu edhe Pogradeci ka fituar me të njëjtin rezultat.
Iliria dhe Laçi u ndanë në paqe pas barazimit 1:1, njësoj si Korabi me Luftëtarin.
Apolonia fitoi me 2 gola kundër Kukësit.
Rikujtojmë që Kastrioti-Besa u shty për shkak të kushteve atmosferike.