Trajneri i Laçit, Naxhi Shensoi foli pas barazimit 1-1 me Ilirinë. Ai u shpreh se e merituan fitoren për atë që dhuruan në pjesën e dytë të lojës.
“Po ndeshja ishte tipike kampionale, i thash edhe lojtarëve që është shumë e vështirë të fitosh dy herë kundër të njëjtit kundërshtar. 1 herë fiton por për herën e dytë është e vështirë.
Në pjesën e dytë kritikat u reflektuan, filluam me shumë kreativitet. Në futboll fatkeqësisht nuk ka drejtësinë e vet. Lëvizjet që kisha për ti bërë i bëra, hyri në lojë Aliu.
E merituam fitoren sidomos në pjesën e dytë të lojës, këto dy pikët që humbëm shpresoj ti kompensojmë shumë shpejt”, tha ai