Eraldo Çinari konfirmohet sulmues edhe në Arabinë Saudite

- Bota Sot

Eraldo Çinari konfirmohet sulmues edhe në Arabinë Saudite

Eraldo Çinari konfirmohet sulmues edhe në Arabinë Saudite!

Eraldo Çinari ka qenë përsëri protagonist në Arabinë Saudite, ku ka ndihmuar ekipin e Al Xhabalain që të fitojë në duelin kundër Al Raed me shifrat 2-1.

Sulmuesi shkodran, i transferuar pak kohë më parë në radhët e klubit saudit, ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit të tij që në minutën e 14 të ndeshjes me një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar.

Ky gol ndihmoi klubin e Al Xhabalain që të kthehej te fitoret pas katër ndeshjesh, teksa ishte i dyti në këtë sezon për Çinarin në kampionatin e kategorisë së dytë në Arabinë Saudite i cili është në javën e 9 të tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot