Enzo Maresca: Më mirë pesë lojtarë që shënojnë nga 10 gola se një sulmues me 40 gola

- Bota Sot

Enzo Maresca: Më mirë pesë lojtarë që shënojnë nga 10 gola se një sulmues me 40 gola

Trajneri i Chelsea-t, Enzo Maresca, ka sqaruar qasjen e tij ndaj fazës së sulmit, duke theksuar se nuk shqetësohet aspak nga fakti që skuadra nuk ka një goleador klasik.

Pas fitores 2-0 ndaj Burnley-t, Maresca u shpreh se modeli i tij i lojës bazohet te shpërndarja e efikasitetit ofensiv në disa lojtarë, jo te një qendërsulmues i vetëm.

“Dhe unë preferoj që pesë lojtarët tanë ofensivë të shënojnë nga 10–12 gola secili, sesa të kemi një sulmues që shënon 40 gola.

Sigurisht, nëse ke një të tillë, je i lumtur, por mua më pëlqen që krahët të shënojnë dhe të japin asistime, siç bëri Jamie (Gittens), që Enzo (Fernandez) të futet në zonë për të shënuar, ose Malo (Gusto) të vijë nga prapavija për të realizuar.”

Chelsea siguroi fitoren e radhës në Premier League falë golave të Enzo Fernandez-it dhe Pedro Neto-s. Aktualisht, Chelsea ka një treshe golashënuesish me nga katër gola secili: Enzo Fernandez, Pedro Neto dhe Joao Pedro.

Sipas Maresca-s, pikërisht ky shpërndarje e barrës së golit e bën skuadrën më të paparashikueshme dhe më të vështirë për t’u lexuar nga kundërshtarët. Strategjia e tij vazhdon të japë rezultate, teksa ‘Blutë’ po konsolidojnë ritmin e tyre në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot