Të thuash “derbi” duket e thjeshtë, por origjina e fjalës është më e ndërlikuar.
Ajo vjen nga qyteti anglez Derby, por mënyra se si termi nisi të përdorej për çdo sfidë mes skuadrave të të njëjtit qytet mbetet mister.
E madje, ku mbarojnë kufijtë? A është Brescia–Atalanta derbi? Nëse jo, kujtoni se derbi i Ruhr-it në Gjermani zhvillohet mes dy qytetesh 40 kilometra larg njëri-tjetrit.
Rivalitetet rriten nga viti në vit: krijohen derbi të rinj si Milan–Como apo sfida që vetëm tani po marrin formë, si PSG–Paris FC që do të luajnë në janar. Por derbit e vërtetë, ato me peshë historike, mbeten gjithmonë të njëjtët.
Derbi i Milanos kryeson botën për numrin e spektatorëve.
Nga analizimi i 13 ndeshjeve derbi më të rëndësishme në botë, sfida Inter–Milan ka mesataren më të lartë me 72.900 tifozë në tri ndeshjet e fundit. Pas tij vjen derbi i Madridit me mbi 72 mijë shikues, e më pas i Ruhr-it, Boca–River dhe Roma–Lazio.
Në rrjetet sociale, dominon Madridi. Matja e popullaritetit global përmes Instagramit jep një fitues të qartë: Real Madrid me 180 milionë ndjekës, duke lënë shumë pas rivalin Atletico (18 milionë) dhe të gjithë derbit e tjerë. Derbi i Milanos renditet i katërti, pas City–United dhe Arsenal–Tottenham, falë efektit të Premier League-s.
Derbi i Buenos Airesit mbetet më emocionuesi për atmosferë. Boca–River është unik: ngjyrat, koreografitë, mitet, tensioni dhe pasioni argjentinas krijojnë një spektakël që pak gara në botë e barazojnë. Për ironi, ndeshja e tyre më e famshme e shekullit të fundit u luajt në Madrid, finalja e Libertadores 2018.
Atmosferë të jashtëzakonshme ofrojnë edhe përplasjet Galatasaray–Fenerbahçe (derbi interkontinental), Roma–Lazio, Partizan–Crvena Zvezda, ‘Old Firm’ mes Celtic dhe Rangers, apo Esteghlal–Persepolis nga Azia.
Nëse flasim për rëndësi historike dhe nivel gare, Milano, Madridi dhe Buenos Airesi janë në një ligë më vete: dy gjysmëfinalet e Champions-it mes Milanit dhe Interit, finalet Madridiste në Champions, apo finale interkontinentale Boca–River e dëshmojnë këtë.
Pra, cili është derbi më i bukur në botë? Secili ka të vetin, por një gjë është e sigurt: ta lësh derbin e Milanos jashtë podiumit… do të të duhet t’i kërkosh falje Madonnina-s.