Vllaznia kryesuese ngec përballë Partizanit, Tirana dhe Flamurtari bëjnë paqe mbijetese

- Bota Sot

Vllaznia kryesuese ngec përballë Partizanit, Tirana dhe Flamurtari bëjnë paqe mbijetese

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Këto sfida nisën prej orës 16:30.

Në “Arenën e Demave”, Partizani ia doli që të merrte pikë përballë Vllaznisë kryesuese.

Sfida përfundoi me shifrat 1-1. Golin për të kuqtë e shënoi Rrok Toma, ndërsa për skuadrën shkodrane shënoi ish-i i kuq, Esat Mala.

Në krahun tjetër, Flamurtari dhe Tirana bënë paqe, duke barazuar po 1-1. Golin për vlonjatët e shënoi Erald Maksuti, ndërsa për bardheblutë e tundi rrjetën Torreta.

Kështu, Partizani shkon në kuotën e 13 pikëve, duke u larguar nga zona e ftohtë dhe ngjitur në vendin e 7-të. Në krahun tjetë, Vllaznia mbetet kryesuese me 24 pikë, po aq sa Elbasani.

Ndërkohë që Tirana mban vendin e fundit me 7 pikë dhe me 2 pikë më shumë Flamurtari renditet i 9-ti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot