Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu foli pas barazimit me Flamurtarin.
Pavarësisht se bardheblutë qëndrojnë në fund ai nuk shpreh se ka besim të grupi dhe se do tja dalin. Ndër të tjera u ndal edhe te merkatoja e bardhebluve.
“Padiskutim që kjo pikë vlen më pëlqeu, si luftuar, treguan grintë, rezultati ishte i drejtë sepse edhe kundërshtari krijoi raste.
Ne krijuam mjaftueshëm edhe në pjesën e parë për të merituar barazimin, ishte rezultat i drejtë. kjo pikë do të na qetësojë.
Sot pash një grup që tregoi dëshirë. Ishte e rëndësishmë të mos humbnim, i falëm pak fushë kundështarit, në pjesë të dytë luajtëm më tepër. Dalëngadalë po i përmirësojmë gjërat, insistoj te grupi për të pasur topin dhe për të qarkulluar në varësi të kundërshtarit.
Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm, Dembele na lajmëroi për një shqetësim mes pjesëve por gjithmonë do të kërkoj karaktere që luftojnë dhe vrapojnë shumë pasi në këto momente na duhen luftëtarët, do e gjejë te grupi dhe të më përgjigjen si sot ashtu edhe në të ardhmen.
Bllokimi i merkatos? Për momentin jemi më të përqëndruar te grupi do mundohemi të marrim më të mirën nga këta djem, besoj që kanë kualitet dhe në vazhdimësi të ma shprehin.
Jemi të përqëndruar që të marrim maksimumin nga ky grup futbollistësh, e dimë që merkatoja e janarit është edhe e varfër.
Përsa i përket merkatos së bllokuar unë se kam lexuar ende këtë lajm sepse sot kemi përgatitur ndeshjen”, deklaroi Nuhiu