Toma: Falënderoj Edi Martinin!

- Bota Sot

Toma: Falënderoj Edi Martinin!

Partizani dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 1:1.

Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", sulmuesi i Partizanit, Rrok Toma. 

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për ekipin, sepse bëmë një ndeshje shumë të mirë.

Meritonim ta fitonim ndeshjen edhe pse shkoi kështu rezultati. Jemi duke ecur mirë, normal që sulmuesit golat i duhen.

Por, shpresojmë që të bëjmë edhe të tjerë tani.

Gol ndaj ish ekipit, Teutës dhe ish trajnerit Martini? Kam shënuar, kështu është futbolli. S’kam patur komunikim me trajnerin Martini, ia di shumë për nder për atë që ka bërë për mua, jam falenderues.

Në formë maksimale apo komod që ka mungesa në sulm? Besoj që jam në formën optimale.

Na mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Skuka, nga ai kam mësuar shumë që kur kam ardhur. Besoj që jam në top formë, nuk ndiej presion, jam komod.

Rival kam akoma, ka lojtarë dhe sulmues shumë të mirë. Duhet të punoj me veten, të vazhdoj kështu dhe shpresoj që do të luaj sa më shumë, aq sa meritoj.

Protesta te goli juaj, çfarë ndodhi? Gjinit i qëndrova mbrapa, ai s’më pa që isha në atë pozicion, u përplas te trupi im, pastaj ra në tokë, s’e di pse. Por, ja mora topin dhe bëra gol”, tha Toma.



Lexoni të gjitha në Bota Sot