Ramadani e Berisha me Leccen nuk marrin pikë në Romë

- Bota Sot

Ramadani e Berisha me Leccen nuk marrin pikë në Romë

Lecce ka pësuar humbje në Romë, me rezultat 2:0 nga Lazio.

Futbollistët e Lecces u përpoqën maksimalisht por nuk morën pikë në konak të Lazios.

Futbollisti Guendouzi në minutën e 29-të e Noslin në atë të 90+5 realizuan për fitoren e vendasve.

Ylver Ramadani e Medon Berisha, u paraqitën nga minuta e parë për Leccen. 

Berisha është zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë. Lecce ka përkeqësuar renditjen në Serie A. 

Pas javës së 12-të, Lazio është në vend të 8-të me 18 pikë dhe Lecce në të 16-tin me 10 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot