Atletiko Madrid është kthyer në rrugën e duhur, teksa ka marrë fitoren e 5 radhazi.
Skuadra e Diego Simeones ka fituar në transfertën e Getafes me rezultatin minimal 1:0.
Në minutën e 82-të Duarte shkaktoi autogol duke i dhuruar 3 pikë të rëndësishme madrilenëve.
Me këtë fitore, Atletiko pozicionohet në vendin e katërt me 28 pikë.