Trajneri reagon në konferencë: Nuk do ta kisha nxjerrë Xherdan Shaqirin

- Bota Sot

Trajneri reagon në konferencë: Nuk do ta kisha nxjerrë Xherdan Shaqirin

Baseli nuk fitoi në konak të Grashoppersit!

Kampioni barazoi (1:1) me Grasshoppersin, në ndeshjen e javës së 14-të të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Ngritet çështja Xherdan Shaqiri!

Kapiteni Shaqiri u zëvendësua në minutën e 67-të.

Shaqës nuk i pëlqeu largimi i hershëm nga fusha!

“Xherdan Shaqiri rrallëherë është i lumtur që zëvendësohet. Zëvendësimi në minutën e 67-të kur rezultati ishte 1:1 kundër Grasshoppers nuk i solli aspak buzëqeshje në fytyrë superyllit të FC Baselit. Ludovic Magnin u detyrua të bënte një ndryshim taktik pas kartonit të kuq të Andrej Bacanin dhe sakrifikoi lojtarin e tij më të vlefshëm”, shkruan media zvicerane “20min”.

"Po do ta dija se do të luanim dhjetë kundër dhjetë dhjetë minuta më vonë, sigurisht që nuk do ta kisha nxjerrë Shaqirin nga loja. Fatkeqësisht, nuk mund ta lexoj të ardhmen", shpjegoi vendimin e tij trajneri i FC Baselit në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

"Në atë moment, ishte 1:1 dhe na u desh që të zëvendësonim një lojtar në mesfushë", tha Magnin. Ai nuk donte të humbiste ekuilibrin në ekip.

"Kjo është arsyeja pse e futa në lojë Kondredin, i cili është shumë energjik", shtoi trajneri i Baselit.
Magnin nuk beson se Shaqiri do ta merr zëvendësimin kundër tij.

"Nuk jam i shqetësuar për marrëdhënien tonë", - tha trajneri

Futbollisti Flavius Daniliuc gjithashtu e kuptoi pse Shaqiri do të zëvendësohej herët. "Qëllimi ishte thjesht të mbyllnim pak qendrën dhe të na jepnim më shumë stabilitet", - shpjegoi mbrojtësi i FC Baselit. Daniliuc vazhdoi:

"Sigurisht, Shaqiri është një lojtar kyç që bën diferencën. Por në një situatë si kjo, zëvendësimi është i kuptueshëm".



Lexoni të gjitha në Bota Sot