Portieri Maignan i dhuron fitoren Milanit – Calhanoglu “e merr në qafë” Interin

- Bota Sot

Portieri Maignan i dhuron fitoren Milanit – Calhanoglu “e merr në qafë” Interin

Portieri Mike Maignan është trim i ndeshjes!

Maignan i dhuroi fitoren Milanit, i cili ka pritur edhe penalltinë e Interit.

Milani në cilësinë e mysafirit ka fituar derbin e përbetuar e të rivalëve të përjetshëm, me rezultat 1:0 ndaj Interit.

Atmosferë madhështore në stadiumin “San Siro”, ndeshje e luftuar mes dy skuadrave të të njëjtit qytet dhe që luajnë në të njëjtin stadium. 

Futbollisti Thuram në minutën e 4-t, pas një pritjeje fantastike të Maignan, dhe më pas Lautaro Martinez në minutën e 37-t, me portierin kuqezi që devijoi topin në shtyllë.

Futbollisti Christian Pulisic shënoi golin e fitores për Milanin.

Në minutën e 54-t, Christian Pulisic nga afërsia tundi portën e portierit Sommer.

Hakan Calhanoglu i Interit, dështoi nga penalltia në minutën e 74-t, goditjen e tij e ka pritur portieri Mike Maignan!

Calhanoglu “e merr në qafë” Interin.

Roma është lideri i ri me 27 pikë në Serie A pas javës së 12-t, pasojnë Milani me 25, Napoli 25, Interi 24, Bologna 24, Juventusi 20 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot