Dramë në Elche, Reali shpëton me fytyrë

- Bota Sot

Dramë në Elche, Reali shpëton me fytyrë

Real Madridi ka shpëtuar me fytyrë në stadiumin e Elche-s.

Finish dramatik mes Elche-s dhe Real Madridit.

Përballja mes këtyre rivalëve mbyllet pa fitues (2:2).

Finishi ka qenë për infarkt, ku u shënuan tre gola, Reali barazoi në minutën e 78-t, Elche kaloi në epërsi pas gjashtë minutave (84’). 

Reali barazoi rezultatin sërish tre minuta para se të mbyllej takimi!

Për Elchen shënuan Febas (53), Rodriguez (84) dhe për Realin Huijsen (78) e Bellingham (87).

Futbollisti i Elche-s, Victor Chust, u përjashtua me karton pas dy të verdhëve në minutën e 90+6.

Pas javës së 13-t në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 32 pikë, duke lënë pas Barcelonën me 31, Villarealin 29, Atletico Madridi 28, Betis 21 pikë etj. 

Elche është në vend të 11-t me 16 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot