Futbollisti shqiptar, Lirim Qamili, reprezentues i Maqedonisë së Veriut, është hero në kampionatin danez.
Ai e udhëhoqi Sonderjyske-n drejt triumfit ndaj liderit të deri sotshëm, Midtjyllandit.
Sonderjyske festoi me rezultat 2:1 falë lojtarit shqiptar, i cili shënoi me sukses nga pika e bardhë në minutën e 100-të.
Pas javës së 16-t, Aarhus kryeson me 34 pikë ka dy më shumë se Midtjylland dhe Sonderjyske është në vend të pestë me 25 pikë.