Allegri flet pas triumfit ndaj Interit

- Bota Sot

Allegri flet pas triumfit ndaj Interit

Massimiliano Allegri festoi një tjetër fitore të madhe me Milanin, duke mposhtur Interin 1-0 në “San Siro” dhe duke ngjitur skuadrën në vendin e dytë në Serie A, vetëm dy pikë larg Romës kryesuese.

Ndeshja ishte e vështirë për kuqezinjtë, të cilët shpëtuan dy herë nga shtylla në pjesën e parë dhe falë pritjes vendimtare të Mike Maignan ndaj penalltisë së Hakan Calhanoglu. Milani e goditi Interin në kundërsulm, me Christian Pulisic që finalizoi aksionin e nisur nga Alexis Saelemaekers.

Pas ndeshjes, Allegri u shpreh i kënaqur, por edhe kritik ndaj skuadrës së tij.

“Ishte një fitore e madhe. Fillimisht ishim të tensionuar, pastaj u qetësuam dhe patëm disa situata ku mund të zgjedhnim më mirë. Pas golit, ishte normale që Interi të shtynte më shumë”, tha ai për DAZN Italia.

Trajneri theksoi se Milani vazhdon të tregojë fytyrë më të fortë në ndeshjet e mëdha: ka fituar ndaj Bolognas, Napolit, Romës dhe Interit, ndërsa ka humbur pikë kundër skuadrave më të vogla.

“Kur e lëmë intensitetin të bjerë, jemi të prekshëm. Në ndeshjet e rëndësishme jemi më të fokusuar. Kemi të njëjtat pikë që meritojmë”, shtoi Allegri.

Ai vlerësoi edhe rikthimin e Pulisic dhe bashkëpunimin e tij me Leaon, duke theksuar se java e ardhshme, ku skuadra më në fund do të stërvitet e plotë, është një lajm i mirë.

Kjo fitore e vendos Allegrin edhe në histori, pasi është bërë trajneri i shtatë me 100 fitore në stol te Milani, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Ancelotti, Rocco dhe Sacchi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot