A po e ndryshon Liverpooli trajnerin?

- Bota Sot

A po e ndryshon Liverpooli trajnerin?

Pas humbjes 3-0 ndaj Nottingham Forest në Anfield, presioni ndaj trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot, është rritur ndjeshëm. Edhe pse ekipi kishte treguar përmirësime me fitoret ndaj Aston Villas dhe Real Madridit, dy humbjet e fundit në Premier League e kanë ndezur pakënaqësinë e tifozëve.

Gazetari i “Daily Mail”, Lewis Steele, ka deklaruar se FSG nuk ka ndërmend ta shkarkojë menjëherë Slotin. Sipas tij, klubi do ta vlerësojë situatën deri në Krishtlindje, nëse rezultatet nuk përmirësohen, atëherë do të duhen bërë pyetje.

Edhe Fabrizio Romano më herët raportoi se shkarkimi i menjëhershëm nuk është në plan.

Sipas mediave angleze, Liverpooli ka rënë nga maja e tabelës në pjesën e poshtme për shkak të kokëfortësisë së Slot, dhe se ekipi ka nevojë për më shumë përulësi dhe më pak dogma për të dalë nga kriza.



Lexoni të gjitha në Bota Sot