E përjashtuar nga garat ndërkombëtare, Rusia po kërkon të ushtrojë presion ndaj FIFA-s që të heqë sanksionet aktuale kundër saj, duke marrë parasysh organizimin e një turneu alternativ për kombëtaret që nuk marrin pjesë në Kupën e Botës.
Ideja e propozuar parashikon një turne me 8 deri në 12 kombëtare, me të gjitha ndeshjet që do të zhvilloheshin në territorin rus.
Nëse projekti merr dritën jeshile, pjesëmarrësit potencialë mund të jenë:
Rusi (nikoqirja)
Kinë
Kameruni
Nigeri
Serbi
Kili
Greqi
Peru
Venezuelë
Për momentin, ideja mbetet vetëm në fazën e planifikimit dhe asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Nëse realizohet, turneu pritet të shkaktojë debat të gjerë në futbollin ndërkombëtar dhe në strukturat drejtuese të FIFA-s.