Shpëtim Babaj largohet nga posti i trajnerit të Prishtinës së Re

- Bota Sot

Shpëtim Babaj largohet nga posti i trajnerit të Prishtinës së Re

Prishtina e Re mbetet pa një tjetër trajner. Pasi shkarkuan Elon Berishën pas xhiros së pestë, kryeqytetasit e rinj tani kanë mbetur edhe pa trajnerin Shpëtim Babaj.

Ish-mesfushori i njohur kosovar ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga stoli i klubit, ku e ka drejtuar këtë skuadër në nëntë ndeshje.

Gjatë kësaj periudhe, Prishtina e Re ka marrë vetëm tre barazime dhe ka pësuar nëntë disfata.

Njoftimi i plotë nga Shpëtim Babaj (pa ndërhyrje):

Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re. Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar.

Gjatë periudhës së angazhimit tim kam punuar me seriozitet të lartë, përkushtim të plotë dhe profesionalizëm maksimal, pavarësisht sfidave të shumta dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ndikuar në dinamikën e punës. Në çdo moment kam vepruar me integritet dhe me synim të vetëm për të kontribuar në zhvillimin e ekipit.

Falenderoj drejtuesit për besimin që kishin dhe vazhdonin ta kishin tek unë, si dhe të gjithë futbollistat që kanë kontribuar pozitivisht gjatë kësaj periudhe. KF Prishtina e Re ka potencial të madh për të arritur objektivat e veta, nëse sigurohet qartësi, stabilitet dhe bashkimi në të gjitha strukturat. Dorëheqja ime është një akt profesional dhe i menduar me përgjegjësi të plotë, me bindjen se ky ndryshim do t’i shërbejë energjisë së re dhe progresit të klubit.

Falënderim i veçantë shkon për kryetarin Rrustem Pacollin dhe gjithë kryesin e klubit. I uroj klubit nga zemra dhe ekipit suksese në vazhdim dhe që do të më kenë tifoz të madh … 



Lexoni të gjitha në Bota Sot