Futbollisti nga Kosova, Uran Bislimi, që luan për Luganon, bëri një ndërhyrje të pamatur ndaj portierit të Thun-it, Steffen.
Kësisoj ai është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 74-të gjatë ndeshjes së luajtur të shtunën që e lamë pas.
“Bislimi pezullohet për dy ndeshje.
Bislimi do të humbasë dy ndeshjet e ekipit të tij kundër FC Sion (më 29 nëntor) dhe Lausanne (më 7 dhjetor)“, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.