Sllovakia qysh tani ka frikën e përballjes me kombëtaren e Kosovës në futboll.
Përballja mes këtyre kombëtareve do të luhet në fund të marsit përkatësisht me 26 mars në kuadër të gjysmëfinales së Play-off-it, fituesi do të shkojë në finale ku e pret përballja Turqia ose Rumania, për një biletë në Kampionatin Botëror.
Trajneri i Sllovan Bratisllavës, Vlladimír Weiss senior, gaboi me krahasimin, pra cilës shkollë i takon Kosova.
Sepse futbollistët e Kosovës nuk janë shkollë ish jugosllave, por shkollë kryekëput e trajnerëve të Kosovës dhe disa prej tyre janë rritur në shtetet Evropiane, vijnë nga shkollat përkatëse.
Ja çfarë thotë për Kosovën!
"Një kundërshtar i fortë, lojtarë të mirë dhe të talentuar.
Shkollë ish-jugosllave.
Megjithatë, mendoj se do ti përballojmë në shtëpi dhe pastaj do të shohim.
Është një takim për drejtuesit, spektatorët, cilësinë tonë dhe që të gjithë të jenë 100 për qind të gatshëm", thotë Weiss për mediumin sportiv sllovak, "Sportnet", duke shtuar “Gjasa për të avancuar më tej janë reale”.