Manchester Unitedi ka lëshuar pikë të mëdha në shtëpinë e tij, në ndeshjen e luajtur ndaj Evertoni, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.
“Djajtë e Kuq” janë mposhtur 1:0 nga Evertoni në “Old Trafford”, pavarësisht se mysafirët ishin em një lojtar më pak në fushë për më shumë se 80 minuta.
Kjo pasi në minutën e 13-të, Idrissa Gueye u ndëshkua me karton të kuq direkt, pasi e goditi – çuditshëm – me shuplakë bashkëlojtarin e tij, Michael Keane.
Pamje nga ndeshja
Mirëpo, të qenurit me një lojtar më pak nuk e ndali Evertonin, i cili shënoi në minutën e 29-të me anë të Kiernan Deësbury-Hall.
Që atëherë, skuadra vendase – natyrisht – mori në dorë posedimin e topit, por fatkeqësisht për ta, nuk arriti të krijojë raste të mira shënimi.
Unitedi nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Evertonit dhe të ‘godasë’ rrjetën e portës së mbrojtur nga Jordan Pickford deri në fund të ndeshjes.
Me këtë humbje, Unitedi mbetet i dhjeti në tabelë me 18 pikë të tubuara, teksa pas “Djajve të Kuq” do të jetë Evertoni me po aq pikë, duke lënë Liverpoolin në pozitën e 12-të.
Në xhiron e ardhshme, Evertoni i bën konak Neëcastles më 29 nëntor, ndërsa Unitedi i shkon Crystal Palacet me 30 nëntor.