Fitorja 3-1 e Romës kundër Kremonezes solli kënaqësi, por edhe polemika nga trajneri Xhan Piero Gasperini. Teknikut verdhekuq i shkëlqeu fytyra për golin vendimtar të Luis Ferguson.
“Ishim shumë të kënaqur, ishte një gol me peshë. Po luanim mirë dhe krijonim raste. Goli i dytë na dha bindjen se mund ta mbyllnim ndeshjen.” Gasperini vlerësoi edhe paraqitjen e Baldanzit, të aktivizuar si sulmues i rremë: “Më pëlqeu shumë. Fillimisht bëmë disa gabime, por më pas u pozicionuam më mirë dhe krijuam shumë. Ka cilësi dhe mund të na japë alternativa të rëndësishme për fazën sulmuese.”
Polemikat shpërthyen kur tekniku komentoi kartonin e kuq të marrë gjatë pjesës së dytë.
“Nuk thashë pothuajse asgjë. Katërti ndërhyri gabimisht dy herë dhe ndikoi tek gjyqtari. Ishte një prani e keqe,” tha ai me ton kritik. Në fund, Gasperini foli për ambiciet e ekipit: “Kur je lart në renditje, është e drejtë të ëndërrosh. Do të përpiqemi ta mbajmë këtë ritëm sa më gjatë.”