Kapiteni kroat Luka Modriç, teksa zbuloi një episod nga rinia e tij dhe dështimi i tij për t’u bashkuar me Hajduk Splitin, i cili ishte shpesh temë diskutimi.
Në një moment emocional, Modriç ka zbuluar se si mundësia për t’u bashkuar me Hajdukun ishte një ëndërr e tij e fëmijërisë, veçanërisht për shkak të lidhjeve të ngushta familjare me këtë klub.
“Në Dalmaci, pak a shumë janë tifozë të Hajdukut. Kështu isha unë, veçanërisht babai im. Më u hap mundësia të shkoja në Hajduk për stërvitje, të transferohesha për të luajtur për Hajdukun. Babi e bëri pa Zadarin, pa dijeninë e të ndjerit Tomislav Basic”, tha Luka Modriç
Megjithatë, kjo ëndërr nuk u realizua ashtu siç ai kishte shpresuar.
“Shkova atje me shokun e dhëndrit të sotëm dhe qëndruam për rreth dy javë. Patëm disa ndeshje dhe seanca stërvitore. Pasi luajtëm disa ndeshje, ata vendosën se ishte shumë herët për mua dhe nuk ishte ende koha”, vijoi tutje ai.
Ai e pranon se ky vendim ishte një goditje për të, por që në fund bëri që ai të vazhdonte përpara.
“Vërtet kisha shumë besim tek vetja. Ky refuzim më motivoi. Nuk më interesonin mendimet e të tjerëve, sidomos ato negative. Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me forcën dhe gjatësinë, futbolli është shumë më tepër. Nuk ke pse të jesh 190 i gjatë, nuk ke pse të vraposh 100 metra shpejt. Futbolli është teknikë, mendje, ndjenjë”.