Një incident i pazakontë ndodhi pas vetëm 13 minutash në ndeshjen Manchester United – Everton.
Idrissa Gueye u përjashtua direkt me karton të kuq pasi goditi me shuplakë shokun e tij të skuadrës, Michael Keane, pas një debati mes tyre.
Portieri Jordan Pickford u fut mes tyre, por ndërhyrja erdhi vonë dhe gjyqtari e largoi menjëherë Gueye-n nga loja.
Megjithë inferioritetin numerik, Everton arriti të marrë fitoren. Kiernan Deësbury-Hall shënoi golin vendimtar në minutën e 29-të, dhe ekipi e mbrojti epërsinë deri në fund. Me këtë fitore, Everton barazohet me Manchester United në renditje dhe ngjitet në vendin e 11-të, duke kaluar edhe Liverpoolin.