Nga “Air Albania” në Pragë, UEFA ia beson gjyqtarit shqiptar ndeshjen ku vëzhgohet nga vendësit

- Bota Sot

Nga “Air Albania” në Pragë, UEFA ia beson gjyqtarit shqiptar ndeshjen ku vëzhgohet nga vendësit

Florjan Lata do të jetë sot gjyqtari kryesor, ndërsa Slavia e Pragës U-19 dhe Atletik Bilbao U-19 masin forcat në “UEFA Youth League”. Erind Burgu si i parë dhe Elvis Gjoka gjyqtar i katërt, do e asistojnë gjatë ndeshjes në Pragë.

Ky takim nis në orën 13:00 dhe vendos përballë në “Sportovní areal Radotin”, dy ekipe që kanë bërë mjaft mirë. Atletik Bilbao U-19 kryeson me pikë të plota renditjen pas katër javësh.

Në anën tjetër Slavia e Pragës numëron 7 pikë. Gjyqtari i katërt dhe vëzhguesi i UEFA-s për këtë takim janë vendës, pikërisht nga Çekia.  Delegat i UEFA-s është vendosur hungarezi Peter Kezdi.

Në Pragë bën ftohtë, ndërsa temperaturat kanë shkuar edhe minus gjatë këtyre ditëve duke u shoqëruar me borë. Për Florjan Latën kjo sfidë vjen pasi gjykoi ndeshjen Dinamo-Elbasani(1-1) në stadiumin “Air Albania”.

Gjyqtar kryesor: Florjan Lata

Asistent i parë: Erind Burgu

Asistent i dytë: Elvis Gjoka

Arbitër i katërt: Jakub Vulkan(Çeki)

Vëzhgues i UEFA-s: Mikal Benes(Çeki)

Delegat i UEFA-s: Peter Kezdi(Hungari)



Lexoni të gjitha në Bota Sot