Futbollisti shqiptar Arbër Hoxha ka shënuar dy gola ndaj Varazhdinit dhe në golin e dytë festoi me shqiponjë dykrenare së bashku me Sergi Dominguez, mbrojtësin e Dinamos së Zagrebit i cili erdhi nga Barcelona.
“Dominguez është shoku im i ngushtë.
Vjen nga Barcelona, vjet ka luajtur 6 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës, është dalë nga La Masia dhe do ia dëgjoni zërin.
Sa i përket shqiponjës, më ka thënë çdo ditë që kur të bësh golin tjetër do bëjmë shqiponjën bashkë se jam shumë i lidhur me të.
Te goli i dytë pastaj më thirri vetë që do e bëjmë shqiponjën apo jo dhe ashtu ndodhi. Më thotë që shteti im i dytë është Shqipëria pas Spanjës.
Këtu ndikon edhe lidhja ime e ngushtë me të sepse e kishte shumë të vështirë nga Barcelona për herë të parë ikte dhe erdhi këtu, unë i gjenda me gjithçka munda, e ndihmova dhe nuk e harron”, tha Hoxha.