Kylian Mbappe ka fituar çmimin “Pichichi” për sezonin e kaluar, 2024-2025.
Çmim ky i cili jepet nga “MARCA”, për golashënuesin më të mirë të La Ligas.
Teksa mbrëmë francezi mori edhe çmimin nga revista e njohur spanjolle.
Mbappe, sezonin që lamë pas në La Liga shënoi 31 gola, i cili ishte edhe sezoni i tij debutues.
Por golat e tij në La Liga nuk i mjaftuan Realit, pasi ishte Barcelona ajo që fitoi titullin sezonin e kaluar.