Skuadra e Arsimit dje bëri befasinë më të madhe në javën e 14-të të Ligës së parë, pasi mposhti Shkëndijën me rezultat të thellë 3-0.
Alban Taipi ishte një prej autorëve të golave në këtë përballje.
Sulmuesi shtatëlartë në një intervistë për Open-TV është shprehur i lumtur për golin, asistin dhe fitoren ndaj kampionit në fuqi.
“I lumtur për golin, per asistin dhe gjithashtu edhe për fitoren. Shpresoj të vazhdoj me formën e ndeshjeve të fundit, me gola dhe paraqitje të mira bashkë me ekipin”, u shpreh për Open-TV Taipi dhe shtoi:
“Normal që është ndjenjë e veçante t’i shënosh kampionit në fuqi Shkëndijës dhe poashtu ekip që garon në Europ. Goli i djeshëm ishte një nga më të vecantit në karrierën time”.
Taipi tregohet i sinqertë duke thënë se nuk e kanë pritur një fitore me rezultat të thellë.
“Para ndeshjes i gjithë ekipit ka qenë i motivuar se mund të nxjerrim rezultat pozitiv, minimum një pikë. Edhe fitore pritnim duke ditë se luajmë futboll ofensiv, por jo me një rezultat të thellë”, përfundoi Alban Taipi.
Pas kësaj fitore historike, Arsimi renditet në vendin e gjashtë me 18 pikë, kurse Shkëndija e treta me 30 pikë, gjashtë më pak se lideri i ligës Vardari, dhe dy më pak se Struga TL e dyta, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.