Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 12-të

- Bota Sot

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 12-të

Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll dje me ndeshjen Kastrioti – Besa, e fituar nga Kastrioti me përmbysje 2-1. Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 4-2-3-1.

Në portë është gardiani i Apolonisë, Leonard Kacaj. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Merdijan Sejdiu (Iliria), Eneh Francis Ndubuisi (Apolonia), Miklovan Pere (Pogradeci) dhe Fabio Hasa (Kastrioti).

Para mbrojtjes qëndrojnë Salim Abubakar (Skënderbeu) dhe Oresti Kasmollari (Kastrioti).

Santiago Rodriguez i Pogradecit, Hamadu Musa i Skënderbeut dhe Kalonji Nyanguila i AF Luftëtarit mbështesin në majën e sulmit Amadou Traore e Laçit.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Kastriotit, Ramadan Ndreu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot