Milani mund të ëndërrojë titullin

- Bota Sot

Milani mund të ëndërrojë titullin

Fitorja në derbi ka ndryshuar klimën te Milani.

Skuadra e Maks Alegrit tregoi se di të vuajë, të mbrohet dhe të qëndrojë e kompakte pikërisht kur ndeshjet peshojnë më shumë.

Në fund të nëntorit është herët të flitet për ekuilibrat e kampionatit, por suksesi ndaj Interit mund të shndërrohet në një pikë kthese.Milan kishte fituar edhe ndaj Napolit e Romës, por triumfi në një derbi të vështirë i jep ekipit një vetëbesim të ri.

Nuk ishte një ndeshje e dominuar. Ishte një fitore e ndërtuar me sakrificë, me episodet dhe me karakter.

Majk Menjan ishte hero absolut, ndërsa mbrojtja rezistoi nën presion në pjesën e parë dhe në minutat e fundit. Edhe pse statistikat nuk e bëjnë Milanin mbrojtjen më të mirë të kampionatit, qëndresa ndaj sulmit më të fortë të Serisë A u jep kuqezinjve sigurinë se mund të synojnë lart. Zona e sulmit mbetet fusha që kërkon rritje.

Kthimi i Pulisiç ishte vendimtar, ndërsa Leao alternoi dritë-hije gjatë performances në derbin e së dielës. Ekipit i mungoi qartësia në 20 metrat e fundit edhe kur kishte hapësira për të goditur kundër një Interi të zbuluar. Alegri kërkon më shumë pastërti teknike dhe më shumë gola nga sulmuesit, por koha është në anën e tij.

Milan nuk ka angazhime evropiane dhe renditja është e ngushtë, prandaj presioni mbetet i kufizuar. Tani vjen dyshja e sfidave ndaj Lacios, fillimisht në kampionat dhe më pas në Kupë. Më tej një seri ndeshjesh të arritshme në letër: Torino, Sasuolo, Verona dhe Xhenoa.

Ndërkohë, në program është edhe Superkupa në Arabinë Saudite, ku Milani shkon si kampion. Ky është objektivi i parë i sezonit dhe mund të bëhet trofeu që ndez ambicien për t’u rikthyer në garën e madhe për titull.Tifozët kuqezi janë në delir, megjithatë tekniku livornez duket se kërkon të frenojë euforinë e tepërt, e kërkon t’i mbajë të gjithë me këmbë në tokë.

Edhe pas derbit, ai nuk guxon asnjëherë të përmendtje fjalën titull, por i qëndron strikt objektivit të shpalosur që prej fillimit, kur u prezantua si trajneri i “Djallit”. “Milani ka si objektiv të rikthehet në Champions”, një thënie realiste e trajnerit Alegri, apo një deklaratë që shërben si strategji për të mbajtur të karikuar futbollistët e tij? Kjo mbetet për tu pare. Ajo që mund të thuhet sot mesiguri është fakti, se ky Milan në drejtimin e Masimiliano Alegrit është në rrugën e duhur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot