Juventusi synon suksesin e parë në Champions

- Bota Sot

Juventusi synon suksesin e parë në Champions

Juventusi udhëtoi drejt Norvegjisë për ndeshjen vendimtare ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve.

Bardhezinjtë ende nuk kanë fituar në këtë faë, me vetëm 3 pikë pas katër ndeshjesh.

Tri barazime dhe një humbje ndaj Realit e kanë lënë skuadrën në presion të madh. Për Juventusin, kjo ndeshje është si një “brenda ose jashtë”. Pa fitore, shanset për të arritur fazën e play-off eve janë shumë të vështira.

Spaletti është i detyruar të gjejë mënyra për të përmirësuar skuadrën. Problemet fillojnë nga mbrojtja: Bremer mungon dhe kjo e vështirëson strategjinë. Gati nuk është grumbulluar për këtë sfidë dhe Spaletti nuk do ta rrezikojë. Në sulm, trajneri po mendon t’u japë hapësira lojtarëve si Konseisao, Openda dhe Dejvid.

Vlahoviç dhe Ildiz kanë pasur pak minuta, dhe Spaleti dëshiron të ndryshojë këtë situatë. Pas barazimit me Fiorentinën, trtajneri pranoi se kishte nevojë për më shumë lojtarë ofensivë aktivë.

Strategjia mund të përfshijë kalimin në mbrojtje me katër për të siguruar stabilitet. Një sfidë tjetër e madhe është klima në Norvegji.

Temperaturat nën zero dhe fusha me bar sintetik mund ta vështirësojnë lojën e Juventusit. Lojtarët duhet të përshtaten shpejt për të mos humbur avantazhin fizik. Spaleti duhet të gjejë balancën midis motivimit dhe taktikes. Rreziku për të humbur edhe këtë ndeshje është real. Një humbje e tillë mund ta komplikojë seriozisht rrugëtimin në Champions.

Fitore do të sillte besim dhe do të rikthente Juventusin në lojën për play-off.

Lojtarët e rinj duhet të tregojnë vendosmëri dhe karakter në një ambient të vështirë.

Taktika dhe menaxhimi i minutave do të jenë vendimtarë. Spaleti po analizojnë çdo detaj për të shmangur gabimet e mëparshme.

Rikthimi në formë duhet të vijë menjëherë, pasi grupi është i barabartë dhe çdo pikë ka rëndësi.

Bodo/Glimt nuk duhet nënvlerësuar: janë të rrezikshëm në shtëpi dhe mund të surprizojnë. Juventusi duhet të tregojë qetësi, efikasitet dhe sakrificë. Çdo gol, çdo pasim dhe çdo ndërhyrje do të vendosin fatin e ndeshjes. Ky takim është testi më i madh për Spaletin dhe skuadrën në këtë sezon të Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot