Slot rrezikon shkarkimin

- Bota Sot

Slot rrezikon shkarkimin

Periudha e errët e Liverpoolit vazhdon. Humbja e rëndë 3-0 ndaj Nottingham Forest ka konfirmuar momentin kritik të skuadrës, e cila ka rënë tashmë në vendin e 11-të në Premier League.

Forma e dobët nuk po godet vetëm moralin e ekipit, por edhe pozitën e trajnerit Arne Slot, që sipas The Sun ndodhet nën presion të madh dhe rrezikon shkarkimin.

Sipas mediave angleze, bordi i klubit ka nisur të shqyrtojë opsionet për trajnerin e ri, në rast se situata nuk ndryshon.

Tre emra janë tashmë në qarkullim:

Andoni Iraola (Bournemouth) – një nga trajnerët më të vlerësuar për stilin e lojës dhe organizimin taktik.

Oliver Glasner (Crystal Palace) – i njohur për qasjen moderne dhe aftësinë për të ringritur skuadra në krizë.

Xabi Alonso – legjendë e Liverpoolit dhe aktualisht nën presion te Real Madridi, mund të kthehet në “Anfield” për të nisur një projekt të ri.

Me skuadrën jashtë ritmit, presioni mbi Arne Slot është rritur ndjeshëm dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Nëse Liverpool nuk reagon shpejt, ndryshimi në stolin e “The Reds” duket më shumë se i mundshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot