Afrim Tovërlani rikthehet aty ku nisi shkëlqimin, para 35 mijë shikuesve

- Bota Sot

Afrim Tovërlani rikthehet aty ku nisi shkëlqimin, para 35 mijë shikuesve

Afrim Tovërlani rikthehet aty ku nisi shkëlqimin!

Fëmijë i Prishtinës.

U rrit, u formua dhe u burrërua me KF Prishtinën.

I përket brezit që e jetoi kohën e artë të klubit të kryeqytetit, pranë emrave të mëdhenj, si kapiteni Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Sahit Kelmendi, Kujtim Shala, Mensur Nexhipi, Xhevdet Muriqi, Arbnor Morina, Ajet Shosholli, Skënder Shengyli, Zoran Batroviqi, Rade Zallad, Abdyl Bellopoja, Rifat Mehinoviqi, Shefqet Sinani, Gani Llapashtica, e shumë të tjerë.

Të ishe pjesë e Prishtinës së asaj kohe, ishte njësoj sikur sot të veshe fanellën e Real Madridit apo Barcelonës.
Tovërlani e ndjeu këtë peshë me plot nder, si futbollist me suksese dhe si trajner me trofe e tituj kampioni.

Ai kaloi nga gjenerata e artë te gjenerata e sakrificës dhe rezistencës ndaj regjimit serb, për t’u bërë më pas frymëzim për brezat e rinj në vitet pas luftës.

Pas 11 vitesh, ai rikthehet sërish në krye të Prishtinës, aty ku e nisi rrugën e lavdisë para 35 mijë tifozëve, në sfidat e paharruara kundër Velezhit nga Mostari, Hajdukut të Splitit, Zhelezniçarit të Sarajevës e të tjerëve.

Zemra e Afrim Tovërlanit ka rrahur gjithmonë për Prishtinën.

Tani, ai është kthyer në shtëpi - kryetrajner i ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot