Priten 10 centimetra dëborë, ndeshja e Juventusit në Champions rrezikon

- Bota Sot

Priten 10 centimetra dëborë, ndeshja e Juventusit në Champions rrezikon

Juventusi udhëton për në Bodo nën një alarm të vërtetë moti, priten midis 5 dhe 10 centimetra borë midis orës 19:00 dhe mesnatës, pikërisht gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Bodo/Glimt.Temperaturat afër -1°C, një erë e ftohtë, shpërthime ere dhe një fushë artificiale e bëjnë ndeshjen të pasigurt, deri në atë pikë sa edhe trajneri i ekipit vendas, Kjetil Knutsen, shpreson se do të jetë “e mundur të luhet “.

Luçiano Spaleti pranoi se moti përfaqëson një disavantazh të qartë për ekipin e tij, duke ringjallur kujtime të këqija evropiane si eliminimi në Stamboll në dëborë, dhe këmbënguli në nevojën për të kompensuar këtë deficit me intensitet dhe vendosmëri.

I ftohti ekstrem rrezikon gjithashtu të ndikojë në performancën e lojtarëve, siç theksoi Andrea Kambiaso, i shqetësuar për efektet e -6°C të regjistruara tashmë në frymëmarrje, fuqi dhe ecje. Kësaj i shtohet bari artificial, i cili i ndërlikon më tej gjërat për bardhezinjtë, të cilët nuk janë mësuar me këtë lloj sipërfaqeje.

Knutsen përsëriti se është “zgjidhja e vetme” në këtë klimë, ndërsa Spaleti dhe disa lojtarë pranuan se kërcimet, ritmi dhe ndjesia e lojës do të jenë shumë të ndryshme.

Midis motit armiqësor dhe një sipërfaqeje loje të panjohur, përplasja Bodo/Glimt–Juventus është më e pasigurt se kurrë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot