Sommer tërbon Interin me gabimet e shumta

- Bota Sot

Sommer tërbon Interin me gabimet e shumta

Yann Sommer është vënë në qendër të kritikave pas derbit të humbur nga Interi.

Portieri zviceran ka përgjegjësinë e tij për devijimin teknikisht të gabuar mbi goditjen e Saelemaekers, por gabimi nuk ishte vetëm i tij: gjithçka nisi nga topi i humbur i Calhanoglu dhe vijoi me reagimin e vonuar të Akanjit, që la të lirë Pulisic për të goditur.

Pavarësisht kësaj, pasiguritë e Sommer gjatë këtij sezoni kanë qenë të dukshme. Përtej gabimeve të fundit, kujtohen edhe dy goditjet nga distanca të pësuara ndaj Juventusit, Yildiz dhe sidomos Adzic, autor i golit vendimtar në fitoren 4-3 të bardhezinjve.

Nuk mungojnë as episodet me ndikim më të ulët, si dalja e hezituar në Napoli në golin e përkohshëm të McTominay, apo dalja në boshllëk në fundin e ndeshjes me Romën në “Olimpico”, që rrezikoi fitoren e zikaltërve. Edhe në Verona, në golin e përkohshëm 1-1 të Giovanes, reagimi i tij me duar ishte i papërsosur ndaj goditjes së brazilianit.

Nuk do të ishte e drejtë t’i faturohen më shumë përgjegjësi se ç’duhen një portieri në moshë në fazën e fundit të një karriere të shkëlqyer, vetëm shtatë muaj pasi shkëlqeu në gjysmëfinalen epike kundër Barcelonës.

Por me kontratën në skadencë, është e natyrshme që Interi ka nisur kërkimet për zëvendësuesin. Mes kandidatëve përmenden Caprile i Cagliarit, Suzuki i Parmës, Atubolu i Freiburgut dhe Dibu Martinez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot