Guardiola: Sfida me Leverkusenin, kyçe për të siguruar fazën tjetër

- Bota Sot

Guardiola: Sfida me Leverkusenin, kyçe për të siguruar fazën tjetër

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit, theksoi se skuadra e tij tashmë e ka lënë pas humbjen në kampionat ndaj Newcastle.

“E kemi harruar menjëherë atë rezultat.

Ndeshjen e analizuam, por tani është thelbësore të mbajmë ritmin në fazën e grupeve,” deklaroi tekniku spanjoll. Ai shtoi se ekipin e presin katër ndeshje finale në grup, dy prej të cilave në shtëpi dhe dy të tjera si mysafir.

Duke vlerësuar kundërshtarin e radhës, Guardiola u shpreh: “Sot përballemi me ekipin që renditet i treti në Bundesliga, ndaj kjo është një sfidë jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar një vend mes tetë skuadrave më të mira.”

Në përfundim, ai ritheksoi nevojën për përqendrim maksimal te ndeshja e ardhshme. “Duhet të fokusohemi vetëm te ajo që na pret sot.

Çfarë ka ndodhur më parë nuk vlen më, e kaluara nuk llogaritet,” përfundoi Guardiola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot