Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Damien Komoli dhe drejtori i strategjisë së futbollit, Xhiorxhio Kielini janë aktualisht të bllokuar në Suedi.
Kjo për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin norvegjez, pak në veri të Rrethit Arktik.
Ulja e avionit u bë e pamundur në aeroport, i cili është një ndalesë për disa nga vendet më të ftohta në botë, të tilla si Lofoten dhe Vesteralen.
Ata nuk do të jenë në gjendje të bashkohen me Juventusin sonte në orën 21:00 në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bodo/Glimt, duke pritur një fluturim nga i cili ende nuk dihet nëse do të niset apo jo.