Ndërsa Joan Laporta gëzohet për rikthimin në ‘Spotify Camp Nou’, për rritjen e lojës së ekipit dhe për shenjat e përmirësimit në financat e klubit, jo të gjithë në Evropë e ndajnë këtë gëzim.
Nga Gjermania vijnë kritika shumë të ashpra ndaj menaxhimit ekonomik të Barcelonës, prej vitesh i rënduar nga një mal me borxhe. Gishtin e drejton Uli Hoeness, figurë historike e futbollit gjerman dhe president nderi i Bayern Munich. Duke folur në podcast-in OMR, Hoeness nuk kurseu akuzat:
“Është absurde që ata kanë një borxh më të madh se 1.3 miliardë euro. Është absurde dhe e patolerueshme. Në çdo vend tjetër, me një shumë të tillë, nuk do të mund të luanin në Divizionin e Parë. Këtu në vend të kësaj gjithçka vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë”.
Sipas ish-drejtuesit bavarez, vazhdimi i një modeli biznesi të bazuar në një nivel kaq të lartë të borxhit është një rrugë pa dalje:
“Barça nuk është modeli i menaxhimit që imagjinoj për një klub”, tha ai. Krahasimi me Bayernin, një klub i njohur për stabilitetin e tij ekonomik, ishte i pashmangshëm:
“Kontrolli ynë financiar dhe soliditeti i llogarive tona do të duhej të ishte një shembull për gjithë Evropën. Cilësia sportive nuk duhet të varet nga manovra kontabël të rrezikshme”.
Hoeness kritikoi hapur edhe të famshmet “leva” ekonomike që i kanë lejuar Barçës të veprojë në merkato vitet e fundit. Sipas tij, në Gjermani një klub në të njëjtat kushte do të ishte ndalur menjëherë:
“Me rregulloret gjermane dhe me presionin e verifikimeve kontabël, një shoqëri me 1.3 miliardë euro borxh do të paralizohej menjëherë.