Shkëndija e Haraçinës nuk është në ditët më të mira, ka pësuar humbjen e radhës.
Pas disfatës si vendas (1:2) nga Bregallnica, sot mposhtet në konak të Novacit me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 14-t të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Edhe rivali i tyre direkt për vendin e parë, Bregallnica e Shtipit, pësoi humbje si vendas me rezultat 0:1 nga Osogova.
Bregallnica shpërdoroi dy penallti në pjesën e parë.
Shkëndija kryeson me 32 pikë, pasojnë Bregallnica me 30, Ohri 30 (një ndeshje më pak), Skopje 29, Bellasica 28, Novaci 26, Osogova 23 pikë etj.
Rezultatet
Bregallnica - Osogova 0:1
Novaci- Shkëndija 1:0
Ohri – Detonit 1:0
Prespa – Sloga (V) 1:2
Vardari (N) – Pobeda 0:0
Skopje – G. Konjari 4:0
Sasa – Bellasica 0:2
Teteksi – Kozhuf luhet më dhjetor