Nuk ndalet bora, Bodo është tashmë e zbardhur

- Bota Sot

Nuk ndalet bora, Bodo është tashmë e zbardhur

“Lojtarët do të duhet të mësohen me një mënyrë tjetër frymëmarrjeje, do të duket sikur lodhen më shumë.

Unë e di mirë këtë, pasi kam luajtur për pesë sezone në kampionatin rus…”.

Luciano Spalletti, në prag të sfidës me Bodo/Glimt, u përpoq t’u tërhiqte vëmendjen lojtarëve të tij për vështirësitë që i prisnin në transfertën norvegjeze, dhe futbollistët bardhezinj do të duhet t’i kujtojnë mirë fjalët e tij sepse Bodo është nën borë, gjithë qyteti është i zbardhur, por klubi garanton zhvillimin normal të ndeshjes së sonte, në orën 21:00.

Po, në orën 21:00, një orar që u ka bërë shumëkujt përshtypje, duke pasur parasysh se luhet në një qytet shumë përtej Rrethit Polar Arktik e për më tepër në fund të nëntorit.

Por përse Bodo–Juventus nuk u luajt më herët, në orën 18:45? Shpjegimi qëndron te rregullat e UEFA-s për kalendarin e Champions League: skuadra norvegjeze, në fakt, ka luajtur tashmë në 18:45 në Stamboll, kundër Galatasaray-t, dhe do të luajë sërish në të njëjtin orar në raundin e parafundit, ndaj Manchester City-t (në janar).

Rregullorja e UEFA-s parashikon që një skuadër e vetme të mos luajë më shumë se dy ndeshje në atë orar (me përjashtim të kazakëve të Kairat Almaty-t, por vetëm për arsye të diferencës së zonës kohore).



Lexoni të gjitha në Bota Sot