Befason Moyes pas ndeshjes

- Bota Sot

Befason Moyes pas ndeshjes

Evertoni siguroi një fitore vendimtare 1-0 në Old Trafford kundër Manchester United falë një goli nga Dewsbury-Hall pas gjysmë ore.

Toffees qëndruan pothuajse gjatë gjithë ndeshjes me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të Idrissa Gueye.

Mesfushori senegalez e goditi me shuplakë shokun e tij të skuadrës Michael Keane dhe gjyqtari nuk hezitoi ti tregonte kartonin e kuq. 

Kur u pyet për incidentin, trajneri i Evertonit, David Moyes, e mori me qetësi: "A u përjashtua Gueye? Jam shumë i kënaqur. Më pëlqen kur lojtarët e mi zihen me njëri-tjetrin", tha ai.

Edhe trajneri i United, Ruben Amorim, e përsëriti këtë mendim, duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit. "Të grindesh nuk është diçka e keqe. Nuk pajtohem me vendimin. Duhet të jemi në gjendje të zihemi me një shok skuadre." 

Humbje e turpshme në shtëpi për Unitedin pavarësisht dhuratës së Gueye-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot