Formacioni më i mirë pas 12 javësh në Seria A

- Bota Sot

Formacioni më i mirë pas 12 javësh në Seria A

Pas 12 javëve kampionat, formacioni ideal i Serie A ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme.

Janë katër emra të rinj që hyjnë në Top 11, me Maignan që zë vendin e Caprile në portë, Heggem që merr vendin e Tiago Gabriel në mbrojtje, Modriç që zëvendëson Calhanoglun në mesfushë dhe Thuram që merr vendin e Bonny në sulm.

Formacioni i përzgjedhur në skemën 3-4-2-1 konfirmon Milanin si skuadrën më të përfaqësuar, duke reflektuar formën e shkëlqyer të kuqezinjve në këtë fazë të kampionatit.

Formacioni më i mirë pas 12 javësh në Seria A

Portieri

Mike Maignan (Milan) – Nota: 6.64

Mbrojtja

Marc-Oliver Kempf (Como) – 6.50

Torbjorn Heggem (Bologna) – 6.40

Alessandro Bastoni (Inter) – 6.41

Mesfusha

Alexis Saelemaekers (Milan) – 6.29

André-Frank Zambo Anguissa (Napoli) – 6.64

Luka Modriç( Milan) – 6.54

Federico Dimarco (Inter) – 6.63

Christian Pulisic (Milan) – 6.69

Nico Paz (Como) – 6.67

Sulmues

Marcus Thuram (Inter) – 6.43



Lexoni të gjitha në Bota Sot