Penalltia solli mosmarrëveshje mes kroatit e shqiptarit, Vllashiçi deklarohet

- Bota Sot

Penalltia solli mosmarrëveshje mes kroatit e shqiptarit, Vllashiçi deklarohet

Torino u mposht me rezultatin e thellë 5:1 nga Como.

Goli i vetëm për torinezët u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë.

Kristjan Asllani shkoi për të goditur 11 metërshin, por më pas ishte Vllashiçi ai që i mori topin dhe shënoi gol në portën kundërshtare.

Një keqkuptim mes mesfushorit shqiptar dhe lojtarit kroat, që është sqaruar pas ndeshjes nga ky i fundit.

Vlashiçi ka bërë të qartë se është përcaktuar ai si gjuajtësi i parë i penalltive dhe pas tij vjen Kristjan Asllani.

“Unë jam gjuajtësi i parë i penalltive.

Është e shkruar në teshatore. Unë marr përsipër të parën, lojtari tjetër merr të dytën.

Por ai (Asllani) donte ta gjuante.

Unë kam shënuar gjithmonë në penalltitë e tjera, kështu që e mora topin.

Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin në fushë”, ka deklaruar Nikola Vllashiç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot