Arsim Thaçi ka një mijë arsye që të jetë ballëlart.
Klubit më të madh të futbollit në Kosovë, Prishtinën, e la në kreun e tabelës!
I mirë apo i keq Arsim Thaçi, e vlerësoni apo jo, ky burrë ka bërë maksimumin, mrekullinë dhe ngriti Prishtinën në kreun e tabelës!
Ndaj, si Thaçi si çdo kush tjetër, e di se nuk janë trajner të përjetshëm në një klub.
Thaçi doli ballëhapur sepse e la Prishtinën në majë të tabelës.
I qetë, parimor dhe ballëlart në fund.
Një largim me krenari sepse klubin më të madh në vend, e la në kreun e tabelës.
Thaçi është kampion moral.