Ky është dënimi që FIFA i shqipton Cristiano Ronaldos

- Bota Sot

Ky është dënimi që FIFA i shqipton Cristiano Ronaldos

Sulmuesi portugez ,Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm nga shtëpia botërore e futbollit FIFA.

40 vjeçari ka marrë ‘dënim’ minimal nga FIFA në lidhje me kartonin e kuq të martën kundër Irlandës më 13 nëntor në Dublin.

Derisa pritjet ishin që Ronaldo të dënohen me dy apo me shumë ndeshje mos-lojë, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendur që ta pezullojë atë vetëm me një ndeshje të cilën tashmë e ka ‘vuajtur’ në eliminatoren e Botërorit kundër Armenisë, raporon IndeksOnline.

Kësisoj, Ronaldo do të jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të Portugalisë në Kupën e Botës 2026.

Kartoni i kuq ishte përjashtimi i parë direkt në karrierën e tij ndërkombëtare me 226 paraqitje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot