Zgjodhi Barcelonën për një arsye

- Bota Sot

Zgjodhi Barcelonën për një arsye

Në konferencën për shtyp para përballjes Chelsea-Barcelona, braziliani Raphinha ka zbuluar se blutë kanë qenë të interesuar për të, por në fundi ai zgjodhi katalanasit sepse ishte ëndrra e tij.

“Që nga ndeshja ime e fundit me Leeds, e dija që kishte një shans për të veshur fanellën e Barcelonës.

E dija gjithashtu se Chelsea ishte e interesuar, por unë kisha një ëndërr që duhej ta përmbushja dhe dhashë 100% për ta bërë realitet.

I mbylla sytë ndaj klubeve të tjera që më donin. Unë kisha një ëndërr dhe bëra gjithçka që munda për të luajtur për Barcelonën”, tha Raphinha.

Braziliani pritet ta nisë nga minuta e parë përballjen e sotme ndaj Chelsea-s në “Stamford Bridge”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot