Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka thënë se skuadra edhe ndaj Bayern Munich në Champions League duhet ta tregojë të njëjtin ritëm dhe agresivitet si në ndeshjet e fundit, për të vazhduar serinë pozitive.
Ai ka folur para mediave në prag të ndeshjes e cila zhvillohet të mërkurën.
Arsenali dhe Bayern e kanë filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me nga dymbëdhjetë pikë të grumbulluara në katër ndeshjet e para.
Gjermanët, të drejtuar nga Vincent Kompany, janë ende të pamposhtur në Bundesliga me dhjetë fitore në njëmbëdhjetë ndeshje.
“Duhet ta mbajmë atë energji dhe të luajmë me të njëjtën dominim, agresivitet dhe efikasitet”, ka thënë spanjolli. "Pikërisht këto janë ndeshjet që dëshirojmë t’i luajmë në këtë kompeticion".
Bayerni shkon në “Emirates” me pesë ndeshje radhazi pa humbje ndaj Arsenal, ndërsa londinezët janë të motivuar pas fitores së madhe në derbin kundër Tottenham.